Mediat italiane “gozhdojnë” trajnerin spanjoll të Milan - Inter

Futboll

Mediat italiane “gozhdojnë” trajnerin spanjoll të Milan - Inter

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:29
Pamje nga ndeshja

Gli Manzano, arbitri spanjoll që drejtoi Milan-Inter, ka shkaktuar shumë diskutime.

Për “La Gazzetta dello Sport” ai merr notën 5.5. “Penalltia e korrigjuar nga VAR, disa vlerësime të paqëndrueshme, kartonat që i mbanë në xhep”, shkruan gazeta italiane.

I njëjti votim edhe nga “TuttoSport”: “Ka kartonat në xhep, por favorizon lojën dhe e lejon të vazhdojë.

Në fund të ndeshjes ishte një penallti nga grushti i Kruniç ndaj Bastonit në zonën e Maignan.”

“Corriere dello Sport” e vlerëson me notën 5: “Ai i mban kartonat në xhep dhe është shumë tolerant.

Në pjesën e parë, Theo meritoi dy herë karton të verdhë. Tonali simulon dhe Dzeko merr një goditje nga pas.

Krunic godet rëndë Bastonin me dashje, ajo ishte penallti. VAR e shpëtoi nga penalltia e Lautaros.”

Për “La Repubblica” ai është i pavendosur dhe pak i frikësuar, nota 5.5. “Corriere della Sera” I jep notën 6: “I shpejtë dhe i zoti, VAR i korrigjon penalltinë e Lautaros. Nuk tregoi vëmendje te Krunic-Bastoni.

Në përgjithësi, gjykimi është i balancuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat