Operacioni nuk shmanget

Futboll

Operacioni nuk shmanget

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:11
Ismael Bennacer

Ismael Bennacer ka mbyllur sezonin. Mesfushori algjerian dëmtoi gjurin gjatë derbit ndaj Interit dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 18’.

Largimi i tij dobësoi edhe më shumë mesfushën e Milanit, repart ku kuqezinjtë vuajtën shumë përballë rivalëve të përjetshëm.

25-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave. Në rastin më të mirë.

Dhimbje koke për Stefano Piolin. Trajneri i Milanit nuk do të ketë të gatshëm një ndër lojtarët më të mirë për sfidën e kthimit ndaj Interit në Champions dhe për takimet e mbetura në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat