Kahn mohon thashethemet

Futboll

Kahn mohon thashethemet

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:37
Kahn

Prej disa ditësh në Gjermani po qarkullojnë lajmet se Thomas Muller do të largohet në fund të sezonit nga “bavarezët” e Bayern Munich, pas vendimit të teknikut Thomas Tuchel, për ta aktivizuar “veteranin” si titullar, vetëm 1 herë në 4 përballjet e fundit.

Për temën e largimit të Muller ka folur ditën e sotme dhe CEO i skuadrës nga Mynihu, Oliver Kahn, i cili ka ritheksuar se “veterani” i sulmit “bavarez” nuk do të largohet nga “Allianz Arena”, edhe pse nuk është aktivizuar shumë së fundmi.

“Nuk do të largohet nga Bayerni.

Edhe nëse do të kërkonte diçka të tillë, do të isha unë ai që do ti ndryshoja mendje.

Thomas është në formë, nuk është dëmtuar kurrë dhe ka një karakter me të vërtetë të fortë.

Ka një rol të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se do të luajë edhe shumë ndeshje të tjera me ne”,- u shpreh Kahn.

Ndërkaq kujtojmë se, 33-vjeçari Thomas Muller ka lindur bavarez dhe ka veshur vetëm fanellën e Bayernit gjatë karrierës së tij dhe kontrata e lojtarit me “gjigandët” e Bayern skadon në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat