“Zonja e vjetër” sfidon Sevillën

Futboll

“Zonja e vjetër” sfidon Sevillën

Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:29
Logo e Juventusit dhe Sevillës

Pas rreth 1 orë, “bardhezinjtë” e Juventus do të presin në madhështorin “Allianz Stadium”, “padronët” e Europa League, spanjollët e Sevilla në “aktin e parë” të gjysmë-finaleve të UEFA Europa League.

Përsa i përket formacionit, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 3-5-1-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë polaku, Szczesny.

Mbrojtja me tre përbëhet nga Danilo, Bonuçi e Alex Sandro, ndërsa nga krahët e mesfushës për t’i ardhur në ndihmën mbrojtjes janë vendosur Cuadrado e Kostiq.

“Bërthama” e mesfushës përbëhet nga Miretti, Locatelli e Rabiot, ndëra para tyre janë vendosur njëri pas tjetrit, Angel Di Maria e Dusan Vlahovic.

Në krahun tjetër, tekniku Jose Luis Mendilibar i ka rreshtuar “andaluzianët” e tij me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është rikthyer marokeni Bono.

Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Acuna e Jesus Navas, ndërsa qendra i është besuar dyshes Gudelj-Bade.

Para mbrojtjes në mesfushë janë Rakitic e Fernando, ndërsa “organizimi” i lojës i është besuar treshes Gil, Torres e Ocampos, me “majën” e sulmit që mbulohet nga “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat