Kante i qëndron besnik klubit londinez

Futboll

Kante i qëndron besnik klubit londinez

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:09
Kante 

N’Golo Kanté ishte mes lojtarëve të synuar nga Barcelona për sezonin e ardhshëm.

Lojtarit 31-vjeçar i ka skaduar kontrata dhe do të ishte një përforcim tërheqës për shumëkënd (me parametër zero), por ai ndihet mirë te Chelsea dhe këtë e shpreh publikisht.

“Ky është një projekt emocionues.

Fatkeqësisht, sezoni nuk ishte për standardet e Chelsea-t, por ne të gjithë duam të vazhdojmë në rrugën e duhur, të fitojmë trofe dhe të jemi të suksesshëm,” tha francezi për Sky Sports.

Kante pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me opsionin (e drejtë e klubit) për të rinovuar edhe një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat