Alonso: Ne do të shkojmë në finale

Futboll

Alonso: Ne do të shkojmë në finale

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:04
Alonso

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, është i bindur se skuadra e tij, do të shkojë në finalen e madhe të Europa League.

Leverkusen mbrëmë u mund nga Roma (1-0), në gjysmëfinalen e parë të kësaj garë, megjithatë, tekniku spanjoll, mendon se të besuarit e tij, do të triumfojnë në ndeshjen kthyese pas një javë që luhet në shtëpinë e tyre.

Ne e dimë se javën e ardhshme do të kemi një tjetër shans dhe e kuptojmë qartë se çfarë duhet të bëjmë.

Duhet ta fitojmë ndeshjen.

Nuk ka vend për gabime.

Duhet të qëndrojmë të fokusuar”, ka thënë Alonso.

Alonso thotë se ishte i lumtur që pas dhjetëvitesh takon Jose Mourinhon.

“Unë dhe Mourinho folëm dhe ishte mirë të shiheshim pas gati 10 vitesh.

Prisja të përballesha me një ekip të fortë nga pikëpamja taktike. Tani le të mendojmë për javën e ardhshme.

Nuk ka humbur ende gjithçka. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”, ka theksuar Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat