Batatina i reagon kryetarit të komunës së Podujevës: Ti duhet të kërkosh falje publike për atë që deklarove

Futboll

Batatina i reagon kryetarit të komunës së Podujevës: Ti duhet të kërkosh falje publike për atë që deklarove

Nga: K. G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:32
Tahir Batatina

Kryetrajneri i klubit të futbollit Llapi i Podujevës, Tahir Batatina, i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Batatina i ka bërë me dije Bulliqit se sa ka shpenzuar familja e tij për klubin e futbollit Llapi dhe që është krenari e trevës llapjane.

Llapi ka fituar dy herë rresht trofeun e Kupës së Kosovës, një Superkupë të Kosovës dhe ka marrë pjesë në garat evropiane.

Tre  trofe dhe renditet ndër klubet më të organizuara në Kosovë me infrastrukturën më të mirë në vend dhe rajon, ku me mund dhe djersë mban gjallë klubin e qytetit.

Batatina është i habitur duke thënë se si një kryetar i komunës del dhe shprehet se nuk e ndihmoj Llapin se Batatina e ka bë biznes.

“Duke parë një debat publik në Tëvë1, ku Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga ardhja e tij në pushtet asnjëherë nuk e ka përkrahur klubin e qytetit dhe ku e dimë se shumë klube në Kosovë janë shoqëri aksionare dhe përkrahen nga Kuvendet Komunale ndërsa Kryetari Bulliqi thotë se Tahir Batatina e ka bërë klubin biznes, e lus Kryetarin që nga sot jam i gatshëm që të vij ai të bëj biznes dhe t'i shpenzoj nga 1 milon euro në vit dhe duke ditur se nuk fitoj asgjë si nuk i vjen turp dhe si nuk ndihet keq para adhuruesve llapjan me thënë një fjalë të këtij niveli një kryetar. 

Prapë publikisht i them Kryetarit Shpejtim Bulliqi që eja nëse je i gatshëm t'i bëj biznes dhe mbaje klubin e qytetit siç ne familja jonë e kemi mbajtur tash e 10 vite dhe i kemi shpenzuar nga djersa e familjes mbi 7 milon euro, eja dhe vazhdoje ti nëse je i gatshëm dhe mos u deklaro ashtu se je Kryetar i qytetit dhe duhet të jesh i të gjithëve.

Nuk jam deklaruar shumë herë dhe kam qenë i përmbajtshëm por dua t'iu them qytetarëve se asnjë herë asnjë mbështetje nuk e kam pasur nga Shpejtim Bulliqi dhe këtë e dëshmoj në këtë debat se çfarë mendon për klubin e qytetit dhe krenarinë e Llapit.

Nuk kam besuar deri se duhet të sakrifikosh me rininë e Llapit dhe futbollin llapjan ndërsa Kryetari thotë se unë e kam bërë biznes dhe ai e di shumë mirë se cilat janë shpenzimet e klubit dhe dua që ai të del me një deklaratë e të tregoj se ku jam duke bër biznes dhe ku jam duke fituar me klubin.

Kam qenë shumë i përmbajtshëm sepse sportin nuk kam dashtur dhe nuk dua ta ngatërroj me politikë por dua t'i them publikisht Shpejtim Bulliqit që kontributin tim dhe te familjes sime nuk mund askush e as ti ta mohosh sepse unë dhe familja ime me organizimin kemi shkruar historinë e Llapit dhe ti del thua e ke bërë biznes.

Të lutem mos e ngatërro politikën me sport dhe sporti nuk ka vend në politikë dhe politika kurrë nuk do të ketë vend në sport dhe pikërisht në futboll deri sa të jemi ne familja Batatina në futboll dhe pikërisht unë në Llap.
 

Qytetarët e Llapit nuk e kanë pritur një sjellje të këtij niveli nga ti dhe nga asnjë kryetar që është dhe që vjen për krenarinë e Llapit ku të gjithë po mburremi me të dhe ti thua jo e ka bërë biznes.

Ti duhet të kërkosh falje publike për atë që deklarove në debat me rivalin tuaj politik”, reagon Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat