Dalot: Duam Champions League dhe triumfin në FA Cup

Futboll

Dalot: Duam Champions League dhe triumfin në FA Cup

Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:44
Dalot

Pas rikthimit nga huazimi te “kuqezinjtë” e Milan, anësori i mbrojtjes së Manchester United, duket se po kalon një formë të mirë te “djajtë e kuq”, ku edhe pse mungojnë trofetë madhorë, sërish djemtë e Erik ten Hag kanë “garuar” denjësisht në çdo kompeticion këtë sezon.

Nga qyteti i Portos ditën e sotme, aty ku inaguroi një qendër të re për sportin e padelit, “luzitani” i “djajve” foli edhe për karrierën dhe të ardhmen e tij, e cila mund të jetë shumë larg Manchesterit duke marrë parasysh këtu interesimin e lartë nga klube, si Barcelona dhe Real Madrid.

Tani është koha për të shijuar atë që kam bërë këtë vit.

Një sezon i vështirë, ndryshe sepse ne patëm Kupën e Botës në mes të sezonit, por shumë pozitiv individualisht dhe gjithashtu kolektivisht, kështu që dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne duam të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm, ne duam të përfundojmë në katër më të mirët e Premier League dhe kemi një finale kupe për të luajtur, të cilën duam ta fitojmë,”- u shpreh Dalot për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat