Situatë e pakëndshme

Futboll

Situatë e pakëndshme

Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:50
Mourinho e Foti

Roma arriti të fitonte në Ligën e Europës ndaj Leverkusenit, por festa nuk i ka zgjatur shumë asistentit të Murinjos, Salvatore Foti.

Zv. trajneri ishte i pezulluar nga UEFA për shkak të sjelljes së gabuar në ndeshjen ndaj Fejnordit dhe u detyrua ta shihte ndeshjen nga tribuna. Pas takimit, Foti është përballur me një situatë të pakëndshme.

Asistenti i Murinjos e ka gjetur makinën e tij pa derën e shoferit dhe derën e mbrapme të pasagjerit.

Mediat italiane bëjnë me dije se nuk është diçka personale me trajnerin, por është një akt vjedhje nga persona të pa identifikuar ende. Policia e Romës ka nisur nga puna për të gjetur grabitësit të cilët shkatërruan makinën e trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat