Lampard: Urojmë të jetë në fund

Futboll

Lampard: Urojmë të jetë në fund

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:56
Lampard

Frenk Lampard e ka përjashtuar mundësinë që Ben Çiluell të jetë gati për ndeshjen e sotme kundër Notingem Forestit, ndërsa mbrojtësi i majtë i Çelsit pësoi një tërheqje në fitoren kundër Bornmëthit fundjavën e shkuar.

Anglezi është i fundit në listën e gjatë të dëmtimeve të bluve të Londrës dhe duket se ai do të jetë në dyshim për t’u aktivizuar në ndeshjet e mbetura të sezonit. “Ai nuk është gati. Ne shpresojmë që ai të jetë për ndeshjen e fundit ose dy të fundit, por do të jetë një garë e ngushtë.

Është një histori e ngjashme me Mejzon Mauntin, ndoshta pak e ngjashme edhe me Xhejmsin.

Më vjen keq për të. Të gjithë lojtarët duan që të luajnë dhe përfaqësojnë klubin e tyre dhe natyrisht që do të na mungojnë futbollistët e mëdhenj. Ris dhe Mejzon janë futbollistë të kombëtares”.

Pas fitores ndaj Bornmëthit, e cila erdhi pas 6 humbjeve radhazi, blutë e Londrës do të kërkojnë të gjejnë pak vazhdimësi kur të presin sot në “Stamford Bridge”, Notingem Forestin. Çelsi ka aktivizuar titullarë 31 lojtarë të ndryshëm në Premier Ligë këtë sezon, ndërsa i kanë bërë 123 ndryshime formacionit të tyre titullar në total, një rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat