Galtier ul euforinë

Futboll

Galtier ul euforinë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:53
Christophe Galtier

PSG fitoi 5-0 ndaj Ajaccio dhe riktheu distancën prej gjashtë pikësh me Lensin e vendit të dytë.

Tri javë kanë mbetur deri në fundin e sezonit, por trajneri Christophe Galtier nuk e quan të fituar titullin kampion.

“Ishte një fitore që u bën mirë lojtarëve dhe renditjes sonë. Lensi po fiton, ata po luajnë me një ritëm të jashtëzakonshëm. Mendoj se edhe Marseille do të fitojë gjithashtu.

Titulli? Ende nuk e kemi fituar.

Gjithsesi, ne jemi në rregull, i dhamë vazhdimësi suksesit që arritëm ndaj Troyes. Ishim të përqendruar kundër Ajaccios. Më pëlqeu impenjimi i djemve.

Luajtëm me ritëm dhe intensitet, duke rikuperuar shumë shpejt topin kur e kishin kundërshtarët. Zhvilluam një lojë në grup, lojtarët ishin të kënaqur që gëzuan tifozët”, deklaroi trajneri i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat