Napoli i Rrahmanit mposhtet në Monza

Futboll

Napoli i Rrahmanit mposhtet në Monza

Nga: K. G. Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:51
Monza

Napoli kthehet kokulur nga stadiumi "Brianteo" në Monza.

Napoli duket se nuk ka ndonjë motiv shtesë pasi që ka kohë që e ka siguruar titullin e kampionit në Itali. 

Monza ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit të ri, Napoli.

Golat i realizuan Dany Mota (18') e Petagna (53').

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin. 

Rrahmani bëri lojë të mirë.

Pas javës së 35-të në Serie A, Napoli kryeson me 83 pikë e Monza është në të nëntin me 49 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat