Skuadra shqiptare kthehet me një pikë, finalen për vend të tretë e luan me Jedinstvon

Futboll

Skuadra shqiptare kthehet me një pikë, finalen për vend të tretë e luan me Jedinstvon

Nga: K. G. Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:03
Deçiqi nga Tuzi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi kthehet me një pikë të madhe nga Podgorica, duke luajtur baras (0:0) me Arsenalin e Tivatit.

Një pikë që peshon shumë për faktin se kalojnë në vend të tretë dhe me mundësi reale që të ruajnë deri në fund, që i shpie në garat evropiane.

Ndeshjen si finale për vend të tretë e ka në javën e ardhshme, ku ndeshen me Jedinstvon e Bjellopoljes.

Pas javës së 34-të në Kampionatin e Malit të Zi në futboll, Buduçnosti kryeson me 67 pikë, pasojnë Sutjeska me 64, Deçiqi 47, Arsenali 47, Jedinstvo 47, OFK Petrovac 42 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat