Sevilla merr tri pikët, Valladolid nuk i shpëton dot rrezikut

Futboll

Sevilla merr tri pikët, Valladolid nuk i shpëton dot rrezikut

Më: 14 maj 2023 Në ora: 20:54
Sevilla

Sevilla bindi me rezultatin 0-3 ndaj Valladolid në takimin e raundit të 34-ët të La Liga.

Kjo përballje ishte shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll pa gola, por me përplasje.

U desh minuta e 50’ që Rafa Mir të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte miqtë në avantazh.

Në minutën e 79’ ishte Papu Gomez ai që do të realizonte, duke i dhënë siguri Sevillas, ndërsa Corona do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij dhe njëkohësisht vulosi rezultatin e kësaj përballjeje.

Pas javës së 34-ët Valladolid vijon të jetë në rrezik duke u renditur në vend të 17-të me 35 pikë, ndërsa Sevilla ngjitet në vend të 10-të me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat