Juve - Di Maria, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

Juve - Di Maria, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:44
Angel Di Maria

Anësori argjentinas Angel Di Maria duket se të paktën edhe sezonin e ardhshëm, do të vesh fanellën e klubit të madh italian, Juventus.

‘Zonja e Vjetër’, sipas medieve italiane, është afër marrëveshjes me argjentinasin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024.

Torinezët tashmë janë duke punuar në ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm, dhe siç raportohet, Di Maria është në listën e trajnerit Massimiliano Allegrit.

 “Juventusi është duke vazhduar bisedimet me Di Marian për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat