Tre shqiptarë në formacionin e javës

Futboll

Tre shqiptarë në formacionin e javës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionate të ndryshme në Evropë.

Të paktën tre prej tyre janë përfshirë në formacionet e javës në kampionatet respektive.

Ernest Muçi është në formacionin më të mirë të javës në Poloni, pasi spikati në sfidën mes Legias së Varshavës dhe Jagellonias, e fituar thellë 5-1 nga ekipi i lojtarit kuqezi.

Në total, ish-sulmues i Tiranës ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste në kampionat.

Jorgo Pellumbi, mbrojtësi i Varazdinit në Kroaci, rezulton ndër më të vlerësuarit në ndeshjen e fituar 2-0 përballë Rijekës.

Ndërkohë Mirlind Daku, spikati me tregolësh në sfidën që Mura e fitoi 4-2 ndaj Goricës në kampionatin slloven. Sulmuesi nga Kosova është golashënuesi i dytë më i mire në elitën e futbollit slloven me 18 gola dhe dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat