Djali i legjendës së Barcelonës largohet nga posti i lartë drejtues

Futboll

Djali i legjendës së Barcelonës largohet nga posti i lartë drejtues

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:23
Cruyff e Xavi

Barcelona konfirmoi këtë të martë largimin e Jordi Cruyff (djali i Johan Cruyff) më 30 qershor.

Holandezi 49-vjeçar, deri sot drejtor sportive i “blaugranave”, edhe pse ka vetëm një sezon në detyrë, nuk do të rinovojë kontratën:

“Drejtori sportiv Barcelonës, ​​Jordi Cruyff, nuk do të rinovojë kontratën e tij për shkak të dëshirës për të ndërmarrë projekte të reja profesionale.

Kjo iu komunikua sot në mëngjes presidentit Joan Laporta, në një takim emocionues në të cilin Cruyff argumentoi pse kërkon largohet dhe se është në kërkim të sfidave të reja”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Në dy sezonet në klubin katalanas, puna e Jordi Cruyff ka qenë shumë e vlefshme në vendimet e futbollit dhe në rindërtimin e ekipit të parë. Përveç kësaj, ai ka qenë një person shumë i afërt me trajnerët dhe stafin teknik që ka pasur klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat