Pioli merr vendimin për Rafael Leaon, publikohen formacionet Inter - Milan

Futboll

Pioli merr vendimin për Rafael Leaon, publikohen formacionet Inter - Milan

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:47
Leao në të majtë

Interi dhe Milani luajnë sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Zikaltrit mund të administrojnë me qetësi fitoren 2:0 në ndeshjen e parë, që e luajturën në “transfertë”.

Trajneri Inzagi ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë të cilët e nisën nga fillimi ndeshjen e parë, duke lënë jashtë Brozoviç dhe Lukakun.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Pioli ka guxuar me një rreshtim shumë ofensiv, ku nga minuta e parë luajnë Mesias, Brahim Diaz, Zhiru dhe i rikthyeri Rafael Leao.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Onana; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martínez, Xheko.
Trajner: S. Inzagi

MILAN: Menja; Kalabria, Çiau, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç, Mesias; Rafael Leao, Brahim Diaz, Zhiru.
Trajner: S. Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat