Interi në finale pas 13 vjetësh, Milani në shtëpi

Futboll

Interi në finale pas 13 vjetësh, Milani në shtëpi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 maj 2023 Në ora: 20:39 Përditësuar në ora: 22:51 më 16.05.2023
Interi feston

Martinez - autor i golit

Interi është në finale të madhe të Champions League në futboll.

Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Milanit, në takimin e kthimit të gjysmëfinales.

Edhe sfidën e parë e kanë fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 kualifikohen në finalen e madhe.

Interi pas 13 vjetësh kualifikohet në finale, kur dihet se në vitin 2010 e fitoi Champions League nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Shtatë herë kampionit i Evropës, Milani, eliminohet nga garat më prestigjioze.

Në minutën e 11-të, Milani humb një rast ideal. 

Diaz nga 11-12 metra ka shpërdoruar rastin më të mirë, Onana fenomenal shpëton portën e tij.

Në minutën 38-të, Leao depërtoi për bukuri në 16-sh dhe në vend të portës ai godet përskaj së majtë.

Një minutë më vonë Dzeko i Interit dështon nga një rast i mirë.

Në minutën e 74-të, Interi shënon duke iu falënderuar golit të Lautaro Martinez. Ai nga afërsia e me gjuajtje të fortë mposht portierin Maignan, duke u futur topi në këndin e poshtëm të djathtë.

Martinez në minutën e 78-të, nga rreth 18 metra gati e parabolloi portierin e Milanit Maignan, i cili me maje të gishtërinjve e shpëtoi portën.

Interi kualifikohet në finalen e madhe dhe e pret fituesin e ndeshjes së nesërme (21.00) Manchester City - Real Madrid. 

Interi - Milani 1:0

Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.567.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Martinez (74').
Kartona të verdhë: Barella, Martinez -Thiaw, Tonali, Kruniç, Tomori.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Calhanoglu, Barella (Gagliardini 85'), Mkhitaryan (Brozoviç 44'), Dumfries, Dimarco (Gosens 66'), La. Martinez (Correa 85') dhe Dzeko (Lukaku 66').
Milani: Maignan, Calabria, Thiaw (Kalulu 64'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Junior Messias (Saelemaekers 76'), Brahim Diaz (Origi 76'), Rafael Leao dhe Giroud.

Interi fiton

( E plotësuar) - 89' Fundi i ndeshjes.

83' Interi në epërsi me 1;0.

Interi - Milani 1:0

Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.567.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Kartona të verdhë: Martinez (74').

Kartona të verdhë: Barella, Martinez -Thiaw, Tonali, Kruniç, Tomori.

Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Calhanoglu, Barella (Gagliardini 85'), Mkhitaryan (Brozoviç 44'), Dumfries, Dimarco (Gosens 66'), La. Martinez (Correa 85') dhe Dzeko (Lukaku 66').
Milani: Maignan, Calabria, Thiaw (Kalulu 64'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Junior Messias (Saelemaekers 76'), Brahim Diaz (Origi 76'), Rafael Leao dhe Giroud.

78' Martinez nga rreth 18 metra gati e parabolloi portierin e Milanit Maignan, i cili me maje të gishtërinjve e shpëtoi portën.

74' Interi në epërsi, Lautaro Martinez shokon Milanin.Martinez nga afërsia e me gjuajtje të fortë mposht portierin Maignan.

70' Nuk ka gola në euroderbi.

67' Pak raste në pjesën e dytë.

64' Interi afër finales së madhe.

59' Interi po tregon mbrojtje të fortë.

55' Kartoni i parë i verdhë, Thiaw.

50' MIlani e ka presionin.48' Lojë e mirë.

Përfundoi pjesa e parë.

43' Nuk ka gola ende.

38' Leao depërtoi për bukuri në16-sh dhe në vend të portës ai godet përskaj shtyllës së dytë përkatësisht të majtë.

MIlani nuk është i rrezkshëm si në fillim të sfidës.

36' Ky rezultat i shkon përshtatti Interit.

32' Interi kërkon golin e sigurisë.27' Lojë me ritëm.

24' Interi i rrezikshëm.

21' Lojë me rivaitet.

17'  Dy skuadar që luajnë gjithnjë si vendas në të njëjtin stadium.

13' Nuk ka ende gola.11' Milani ka humb një rast ideal. Diaz nga 11-12 metra ka shpërdoruar rastin më të mirë, Onana fenomenal shpëton portën e tij.

10' MIlani po sulmon me të gjitha forcat.

 8' Lojë e hapur.

5' Ndeshje e fortë. Hernandez godet fortë nga duistanca por për fat të Interit mbi portë.

2' MIlani në presion.

Filon ndeshja!

Pioli merr vendimin për Rafael Leaon, publikohen formacionet Inter - Milan

Interi dhe Milani luajnë sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Zikaltrit mund të administrojnë me qetësi fitoren 2:0 në ndeshjen e parë, që e luajturën në “transfertë”.

Trajneri Inzagi ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë të cilët e nisën nga fillimi ndeshjen e parë, duke lënë jashtë Brozoviç dhe Lukakun.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Pioli ka guxuar me një rreshtim shumë ofensiv, ku nga minuta e parë luajnë Mesias, Brahim Diaz, Zhiru dhe i rikthyeri Rafael Leao.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Onana; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martínez, Xheko.
Trajner: S. Inzagi

MILAN: Menja; Kalabria, Çiau, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç, Mesias; Rafael Leao, Brahim Diaz, Zhiru.
Trajner: S. Pioli.

Derbi i Milanos mund të shtyhet, shkak bëhen tifozët e Interit

Një lajm i papritur vjen nga Italia pak më shumë se një orë nga fillimi i derbit të Milanos. Starti i sfidës mund të shtyhet për shkak të tifozëve të Interit.

Zikaltrit luajnë si pritës duelin dhe tifozët kanë dalë në rrugët e Milanos për të bërë gati festën, të bindur se ekipi kalon në finale pas avantazhit 2-0 të sfidës së parë.

Por dëshira e tepruar për të përshëndetur heronjtë e tyre, mund të sjellë shtyrjen e fillimit të sfidës.

Mediat italiane raportojnë se autobusi i Interit është rrethuar nga tifozët dhe është bllokuar në rrugën drejt stadiumit.

Parashikohet një vonesë prej të paktën 20 minutash në krahasim me autobusin e Milanit, ndaj starti i ndeshjes mund të shtyhet.

Inzaghi “respekton” rregullin e pashkruar

Inzaghi “respekton” rregullin e pashkruar!

Pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Milan kërkon përmbysjen e madhe ndaj Inter.

Trajnerët respektivë kanë zbuluar kartat dhe në sy bie rikthimi nga minuta e parë e Rafael Leaos tek Milan, teksa në fushë së bashku me portugezin në pjesën ofensive të kuqezinjve janë dhe Diaz, Messias e Giroud.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi respekton rregullin e pashkruar se formacioni fitues nuk ndryshohet dhe në fushë janë sërish të njëjtat emra që mposhtën kuqezinjtë një javë më parë duke konfirmuar kështu edhe dyshen e sulmit, Dzeko-Lautaro.

Milani në presion të madh në përballje me Interin

Milani ka punë shumë të vështirë, për faktin se është në disavantazh me rezultat 2:0 nga sfida e parë gjysmëfinale.

Shtatë herë kampioni i Evropës synon të përmbysë humbjen e sfidës së parë nga Interi dhe të kualifikohet në finale të Champions League në futboll.

Interi - Milani 
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan, Dumfries, Dimarco, La. Martinez dhe Dzeko.

Milani: Maignan, Calabria, Thiaw, Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Junior Messias, Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat