Inzaghi “kërcënon” Realin dhe Manchester CItyn: Kush vjen në finale gjen Interin

Futboll

Inzaghi “kërcënon” Realin dhe Manchester CItyn: Kush vjen në finale gjen Interin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:59
Simone Inzaghi me lojtarët

Simone Inzaghi ka bërë që edhe më skeptikët të cilët nuk kishin besim te aftësitë e tij, të ndërrojnë mendje.

Trajneri ka udhëhequr Interin drejt finales së Ligës së Kampioneve, duke siguruar një objektiv shumë të rëndësishëm për klubin zikaltër.

Por ai ka bërë të qartë pas derbit të fituar ndaj Milanit në gjysmëfinale, se thjesht prania në finale nuk e kënaqte.

“Ndoshta nesër do ta kuptojmë më mirë atë që kemi bërë, ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë ndaj skuadrave të mëdha.

Këta djem kishin besim, në këtë periudhë kemi kaluar një gjysmëfinale Kupe dhe një kampionat që duhej futur në shina, përtej dëmtimeve që kufizuam. Nesër janë pushim por nga e enjtja do ta kuptojmë më mirë.

Është një kënaqësi e madhe kjo finale, një objektiv i dëshiruar dhe i arritur me shumë sakrificë.

Unë e besoja që nga dita e shortit, edhe pse e dija që ishte e vështirë, koha do të na bëjë të gëzojmë edhe më shumë.

A mund ta fitojmë? Normale, tani jemi aty dhe do të bëjmë më të mirën tonë. Nesër do të shohim gjysmëfinalen tjetër, kush do të fitojë, do të gjejë Interin që do të luajë shanset e tij.

Në katër muaj kemi fituar katër derbi. E dimë se sa na kishte kushtuar titulli i humbur në vitin e kaluar, përtej dy trofeve që fituam. Ndaj tani është e drejtë që t’i gëzohemi një nate të tillë”, tha Inzaghi pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat