Cvetanoski para nënshkrimit me Shkëndijën?

Futboll

Cvetanoski para nënshkrimit me Shkëndijën?

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:37
Cvetanoski

Teksa drejtuesit e Shkëndijës janë në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Qatip Osmanin, i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes së fundit sezonale ndaj Rabotniçkit, po punojnë edhe për emrat e rinj që do të duhet të mbërrijnë në skuadrën tetovare, që skuadra të rikthehet. në shtigjet e vjetra të kampionatit pas “ikjes” së titujve nga Tetova në dy sezonet e fundit.

Anësori Matej Cvetanoski është afër nënshkrimit me klubin tetovar.

Pas një karriere të shkurtër ndërkombëtare, Cvetanoski iu rikthye futbollit profesionist këtë dimër dhe nënshkroi për Akademia Pandev, ndërsa tani është i lirë dhe mund të kërkojë një klub të ri.

Cvetanoski vjen nga shkolla e Makedonija GJP dhe më pas ka luajtur për Pelisterin, Vardarin, Shkupi, Gyirmoti hungarez, pastaj te skuadra shqiptare Partizani Tirana. Në janar të këtij viti ai iu bashkua skuadrës nga Strumica.

Bashkë me të te Shkëndija me gjasë do të vijë edhe ish-bashkëlojtari i tij nga Pelisteri dhe Vardari, Kristian Tosevski. Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Tiranës, por është gati të rikthehet në futbollin e RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat