Derbi që vlen 1 milion euro

Futboll

Derbi që vlen 1 milion euro

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:47
Pamje nga një ndeshje

Vesh fanellën e skuadrës tënde, merr frymë thellë dhe nisesh drejt stadiumit.

Gjithnjë me një mendim në kokë: të fitojmë derbin.

Kjo është ndjesia e çdo tifozi të Tiranës dhe të Partizanit sot dhe përgjithmonë kur ata ndeshen mes tyre.

Por ky nuk është një derbi “i zakonshëm”, edhe pse e tillë kjo ndeshje nuk është kurrë…

Ky është një derbi që vlen titullin. Prej dekadash nuk kishte ndodhur që në këtë fazë të kampionatit kjo ndeshje të ishte vendimtare për titullin kampion.

Ndaj dëshira për ta fituar atë tanimë është ëndërr, është fiksim, është shpresa e madhe për hapin e madh drejt objektivit kryesor.

Prandaj sot është një ditë speciale, një ndeshje speciale.

Dhe jo vetëm për lojtarët që zbresin në fushë, apo për tifozët në tribuna. Është një ndeshje “jetike” edhe për klubet.

Një ndeshje që mund tëvendosë titullin dhe rrjedhimisht se kush shkon në Champions.

Aty ama llogaritë bëhenme 1 milion euro. Po, sepsetitulli kampion dhe pjesëmarrja në Champions sjellin minimalisht 1 milion euro në arkat e kampionëve të ardhshëmtë Shqipërisë.

Prandaj ky derbi nuk është vetëm njëndeshje futbolli, një ndeshjetitulli, është një derbi që vlen1 milion euro dhe që ndikondirekt edhe në politikat e klubit për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat