Derbi drithërues Dinamo - KEK-u! Genc Hyseni i bën thirrje ferizajasve

Futboll

Derbi drithërues Dinamo - KEK-u! Genc Hyseni i bën thirrje ferizajasve

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 maj 2023 Në ora: 13:52
Genc Hyseni

Një finale (java e 28-të) e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, ku edhe mund të përcaktohet se cila ekip do të ngritet në Ligën e Parë!

Ballafaqimi mes Dinamos së Ferizajt dhe KEK-ut, zgjon kërshërinë e dashamirëve të futbollit, që luhet nesër në orën 15.00 në Ferizaj.

KEK-u kryeson me 76 pikë, ka dy më shumë se Shkëndija e Hajvalisë dhe tre se Dinamo.

Drejtori i KF Dinamos, Genc Hyseni, thotë se është ndeshje e vështirë por beson e shpreson se pikët do të mbesin në Ferizaj.

Sipas tij, përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë për derbin e madh. 

Dinamo është klub i ri por që në petkun e saj ka futbollistë me përvojë, që nesër mund të bëjnë diferencën në përballje me KEK-un.    

“Jemi klub i ri por me ambicie të mëdha. 

Kemi një organizim të mirë, kemi donator serioz në klub. 

Mundi e sakrifica jonë shpresojmë të shpërblehet të enjten kundër KEK-ut. 

Çdo respekt për skuadrën e KEK-ut por ne na duhen vetëm tri pikë dhe do t’i marrim. 

Është ndeshje e rëndë por besoj në lojtarët e klubit”, thotë Hyseni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hyseni i bën thirrje tifozëve që të janë në numër të madh në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” n Ferizaj, në përkrahje të Dinamos, ku e ka jetën siç thuhet në zhargonin sportiv jetë a vdekje.

“Ftoj tifozët e Ferizajt, tifozët e mrekullueshëm që si ka asnjë qytet tjetër në Kosovë, që ka ardh koha e futbollit në Ferizaj dhe të jeni në stadium në përkrahje të Dinamos. 

Dëshira jonë është që edhe qyteti ynë të përjetoj derbin lokal në të ardhmen në Superligë. 

Uroj qe Dinamo të hyjë në ligën e parë dhe Ferizaj me një super organizim të mbetet në Superligë.

E meriton ky qytet”, ka përfunduar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat