Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:59
Igli Tare

Igli Tare dhe Lazio do të ndajnë rrugën gjatë merkatos së kësaj vere.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv shqiptar duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti në fund të sezonit.

Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar.

Shkak thuhet se janë bërë edhe disa përplasje verbale me trajnerin e “shqiponjave”, Sarri, për çështje të merkatos.

Tare ka qenë një nga më të rëndësishmit e Lazios ndër vite, duke e ndihmuar klubin me lojtarë të talentuar.

Frankfurt dhe Hoffenheim në Gjermani po mendojnë për të, po ashtu dhe Juventus në Itali e ka vlerësuar si alternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat