City dhe Inter janë sfiduar vetëm në miqësore

Futboll

City dhe Inter janë sfiduar vetëm në miqësore

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:58
Haaland e Martinez

Manchester City dhe Inter do të jenë përballë njëri-tjetrit në natën e magjishme të 10 qershorit në Stamboll.

Këto ekipe, nuk janë përballur kurrë me njëri-tjetrin më parë në kompeticionet europiane, kjo është hera e parë që Manchester City dhe Inter do të jenë sfidohen në një kompeticion europian.

Ata janë përballur dy herë në miqësore të vitit 2010 dhe 2011.

Bilanci i dy finalistëve të Championsit është i barabartë në përballje direkte.

Interi ka arritur të mposhtë në vitin 2010 City-n me rezultatin 3-0, ndërsa një vit më vonë “qytetarët” morën hak duke i mposhtur me të njëjtin rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat