Braziliani largohet nga Londra

Futboll

Braziliani largohet nga Londra

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:44
Lucas Moura

Pas pesë sezonesh me ngjyrat e Tottenhamit, Lucas Moura do të largohet nga klubi londinez në fund të këtij sezoni. “Spurs”-at zbuluan publikuan në rrjetet sociale një video ku Lucas Moura shpjegonte vendimin për të lënë Londrën:

“Një tjetër cikli po i vjen fundi. Më duhet vetëm të falënderoj Zotin. Pesë vjet në Angli, pesë vjet te Tottenhami.

Çdo moment i kësaj aventure ishte shumë i veçantë. Kam evoluar, shumë miq dhe momente të veçanta do t’i ruaj përgjithmonë në zemrën time”, tha anësori brazilian, duke folur për ESPN.

Lucas Moura, 30 vjeç, ka luajtur 219 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar 38 gola për Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat