Icardi largohet nga Galatasaray drejt Argjentinës?!

Futboll

Icardi largohet nga Galatasaray drejt Argjentinës?!

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:59
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të transferohet te skuadra e Boka Juniors sezonin e ardhshëm.

Lajmin e konfirmojnë mediat argjentinase, që thonë se për sulmuesin 30-vjeçar ka mjaft interes në vendlindje dhe Boka është skuadra që synon ta ketë pjesë të grupit.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, ndërkohë që Ikardi është në pronësi të PSG-së, por luan në huazim në Turqi, me Gallatasaraj. Në një postim në rrjetet sociale, Icardi mohoi këtë transferim, duke iu përgjigjur një tifozi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë zëra false.

Gjithsesi, në Argjentinë e jo vetëm, zërat për një transferim të Ikardit në vendlindje po bëhen të shumtë. Tifozët ëndërrojnë këtë transferim edhe pse Ikardi nuk ka luajtur kurrë me ndonjë ekip në Argjentinë.

Ai ka luajtur me Barcelonën (moshat e reja), Sampdorian, Interin, PSZH-në dhe Gallatasaraj-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat