Modriç: Ky ekip do të ringrihet

Futboll

Modriç: Ky ekip do të ringrihet

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:37
Luka Modriç

Mesfushori kroat Luka Modriç mendon se pavarësisht humbjes 4:0 që Real Madrid pësoi në gjysmëfinalen e dytë të Champions League nga Manchester City, duke u eliminuar, ky nuk është fundi i botës.

Fituesi i Topit të Artë ka vlerësuar disa nga shokët e tij të skuadrës, sipas të cilit do ta rikthejnë skuadrën madrilène në majë.

“Çdo vit ka yje të rinj në futboll dhe te Real Madrid ka disa të tillë.

Mendoj se Vinicius, Rodrygo e ndonjë tjetër që do të vijë në merkaton e verës, do të jenë yjet e rinj të Real Madrid, që do të dominojnë për shumë vite e do ta rikthejnë këtë skuadër sërish në majë”, u shpreh mesfushori kroat.

“Këta lojtarë e kanë treguar që tani se sa vlejnë, falë aftësive që kanë, cilësive teknike dhe dëshirës për të fituar gjithnjë.

Nuk e harrova, por ndër ta është edhe Camavinga, që është në formë dhe ka treguar se mund të luajë në çdo pozicion.

Ka personalitet dhe është i rëndësishëm për ne. Ai është rritur shumë që kur ka ardhur këtu dhe ka ende mundësi përmirësimi, do të jetë ylli i ardhshëm”, tha Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat