Tirana ka fituar shumën e jashtëzakonshme nga shitja e biletave

Futboll

Tirana ka fituar shumën e jashtëzakonshme nga shitja e biletave

Më: 19 maj 2023 Në ora: 14:29
Pamje nga stadiumi "AIR Albania"

Tirana – Partizani dhuroi spektakël në fushën e lojës por mbi të gjitha edhe në tribuna ku tifozëritë e dy skuadrave nuk rreshtën së brohorituri për më shumë se 100 minuta skuadrën e tyre të zemrës.

Në fundin e pjesës së parë, ekrani i madh i “Air Albanias”tregoi numrin zyrtar të tifozëve që kishin hyrë në stadium, plot 18.306 të pranishëm nga 22.500 që është kapaciteti maksimal.

Nga ky numër “fërkon” duart klubi i Tiranës teksa, si pritës që ishte, do të fusë në arkat e saj plot 230 milionë lekë të vjetër  (204 mijë euro) vetëm nga shitja e biletave.

Një shumë që do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë kryeqytetasit teksa mbulon një pjesë të mirë të rrogave të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat