Çaka do të ndajë drejtësinë në sfidën Ballkani - Ferizaj

Futboll

Çaka do të ndajë drejtësinë në sfidën Ballkani - Ferizaj

Më: 19 maj 2023 Në ora: 19:49
Gjyqtarët

Xhiro e 35-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet ditën e shtunë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën dhe është një xhiro që do të mësohen shumë gjëra sa i përket titullit, Evropës dhe mbijetesës.

FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët e xhiros së 35-të, ku Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në sfidën Ballkani – Ferizaj.

Genc Nuza do të gjykojë në duelin Drita – Malisheva, derisa Burim Jahmurataj në Podujevë, ku Llapi takohet me Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat