Akuza e re për Juven bën lëmsh Serie A dhe B

Futboll

Akuza e re për Juven bën lëmsh Serie A dhe B

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:39
Logo e FIGC

Çështja e re e hapur për Juventusin, ajo e manovrës së rrogave të bardhezinjve, për të falsifikuar bilancet financiare që të mbeten sipas parametrave të kërkuara nga Federata Italiane, hedh përsëri dyshime mbi atë që do të jetë renditja përfundimtare e Serisë A për këtë sezon. Dhe jo vetëm për torinezët.

Në dokumentet që Gjykata Federale e FIGC i ka dërguar Juventusit, pasqyrohet edhe fakti që përveç fshehjes së rrogave, klubi në fjalë ka gjetur akorde nëpërmjet personave të tretë me klube të ndryshme për transferime lojtarësh, duke bërë pagesa të cilat nuk janë shfaqur në bilancet financiare ë bardhezinjve.

Aty sqarohet se Çezare Gabasio kishte kryer në emër të kubit bardhezi akorde konfidenciale me klubet e Sampdorias, Atalantës, Sasuolos, Udinezes, Bolonjës dhe Kaljarit për transferime lojtarësh, pa bërë pagesat përkatëse sipas normativave të rregulloreve.

“Në këtë aspekt, pozitat e klubeve dhe drejtuesve përkatës që kanë realizuar marrëdhënie të tilla me Juventusin, do të vlerësohen në vijim të hetimeve që po kryhen, e që deri më sot mbulohen nga sekreti institucional”, shkruhej në aktakuzën për Juventusin, duke bërë të qartë se edhe këto klube do të përballeshin me pasojat e bashkëpunimit në paligjshmërinë e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat