Panthers Shkodër mund Hidro Alfan me goleadë

Futboll

Panthers Shkodër mund Hidro Alfan me goleadë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:03
Panthers Shkodër

Sezoni i futbollit amator 9×9 po i drejtohet fundit, teksa është shpallur dhe verdikti i parë i edicionit 2022/2023 me finalen e FSHF Cup. Panthers Shkodër dhe Hidro Alfa u përballën në finalen, që u luajt në fushën e Shtëpisë së Futbollit e që dhuroi spektakël dhe gola.

Panthers kaluan në avantazh në pjesën e parë me golin e Albert Milës, ndërsa në pjesën e dytë thelluan rezultatin me golat e Besford Gjoklajt, Irlind Zajas dhe Valdano Nimanit, duke fiksuar shifrat përfundimtare në rezultatin 4-0 dhe duke siguruar kështu trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin amator.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe specialistin e këtij sektori, Igli Mumajesi, të cilët i dorëzuan ekipit fitues medaljet dhe trofeun e FSHF Cup.

Një sezon vërtetë i suksesshëm për futbollin amator, teksa javën e ardhshme pritet të shpallet edhe skuadra kampione e kampionatit FSHF Sunday League Albania, me Prestige dhe Kastriotët që do të përballen në finalen e madhe për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat