Finalja e madhe

Futboll

Finalja e madhe

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:55
Rakitiç

Sevilla sërish në finalen e Europa League, për të shtatën herë. Skuadra andaluziane eliminoi Juventusin, duke u konfirmuar si “ekspertja” e këtij kompeticioni.

Ivan Rakitiç, i cili fitoi Europa League me Sevillan në vitin 2014, thekson në konferencën për shtypin përpara derbit ndaj Real Betis, se në finale kaloi skuadra që e meritoi.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për ata që e duan futbollin.

Një mbrëmje fantastike.

Bëmë një përpjekje të madhe për t’ia dalë. Në finale u kualifikuar skuadra më e mirë.

Edhe ata që nuk janë tifozë me ne dhe panë ndeshjen, u bënë disi tifozë me Sevillan.

Nuk arrij ta shpjegoj dot lidhjen që ne kemi me këtë kompeticion. Në 15 vitet e fundit është krijuar një lidhje spektakolare.

Roma? Kundërshtar i fortë, por ne kemi eliminuar skuadra të tjerë të mëdha.

Kemi treguar se mund të përballemi me të gjithë”, u shpreh mesfushori kroat i skuadrës andaluziane.

Sevilla i ka fituar gjashtë finalet e mëparshme në Europa League.

Tani do të sfidojë Romën e Jose Mourinhos (31 maj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat