Skuadra e Brentford-it ka marrë tre pikë të rëndësishme në Londër, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Tottenhamin, në takimin e javës së 37-të të Premier League.
Brentford mban hapin për një vend në garat evropiane, ndërsa Tottenham rrezikon të mbetet jashtë saj.
Për Tottemham shënoi Kane (8') dhe për Brentford Mbeumo (50' e 62') e Wissa (88’).
Tottenham është në vend të shtatë me 57 pikë dhe Brentford është në të nëntin me 56 sosh.