Talenti që po shkëlqen në Belgjikë injoron Arsenalin

Futboll

Talenti që po shkëlqen në Belgjikë injoron Arsenalin

Më: 20 maj 2023 Në ora: 22:33
Gift Orban

19 gola në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet e bëjnë lojtarin e Gent në Belgjikë,

Gift Orban një emër shumë në modë për në merkaton e verës.

Klube të mëdha janë vënë pas 20-vjeçarit dhe po e ndjekin nga afër talentin e tij teksa kërkojnë të binden për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit në një kampionat elitar të Europës.

Vetë sulmuesi nigerian është i vetëdijshëm për mundësitë që e presin në të ardhmen dhe në fakt i ka idetë e qarta.

Së fundmi, Orban shprehet se dëshiron të luajë në Premier League, por thekson se nuk dëshiron kurrsesi të veshë fanellën e Arsenal me arsyen se topçinjtë nuk fitojnë trofe.

E mbyll me Manchester United, Harry Maguire kërkohet nga West Ham dhe Tottenham

“Sigurisht Premier League është ëndrra ime e madhe. Manchester United, City apo Liverpool janë skuadra në të cilat do të kisha shumë dëshirë të luaja.

Përjashtim bën Arsenali. Nuk më pëlqen Arsenal, më duket sikur nuk duan të fitojnë trofe.

Dua të aktivizohem në një skuadër që luan për të fituar tituj”, u shpreh Orban duke injoruar në këtë formë Arsenalin që në këtë sezon i shkoi shumë pranë titullit në Premier League, por në fund dështoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat