“Kuqezinjtë” kërkojnë përforcime në mesfushës

Futboll

“Kuqezinjtë” kërkojnë përforcime në mesfushës

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:56
Carlos Alcaraz

“Kuqezinjtë” kërkojnë përforcime në mesfushës!

Pas eleminimit nga Champions Leauge dhe me kampionatin në javët e fundit të tij, “kuqezinjtë” e Milan kanë nisur planet për përforcimin e skuadrë, gjatë merkatos së verës, që pritet të jetë shumë “e nxehtë” këtë sezon.

Sipas, raportimeve të mediave italiane, tekniku Pioli është në kërkim të një “fantazisti” të ri për repartin ofensiv dhe mesa duket “djajtë” e Milanos e kanë gjetur një lojtar të tillë, në Kampionatin anglez të futbollit, Premier Leauge.

Bëhet fjalë për mesfushorin e avancuar të Southampton, Carlos Alcaraz, me 20-vjeçarin argjentinas që prej kohësh është në listën e “djajve”, mirëpo këta të fundit duhet të “vuajnë” konkurrencën e Benfica e Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat