Ten Hag me elozhe për Casemiron

Futboll

Ten Hag me elozhe për Casemiron

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:03
Casemiro

Pas triumfit 0-1 në transfertë ndaj Bournemouth, Manchester United hodhi një hap të madh drejt kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm. “Djajve të Kuq” iu mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit për të siguruar matematikisht vendin e katërt të Premier League.

Heroi i ndeshjes ndaj Bournemouth ishte Casemiro i cili realizoi golin e vetëm në minutën e nëntë të pjesës së parë. Mesfushori gjatë gjithë sezonit është shfaqur në një nivel mbi mesataren dhe në fundin e këtij sezoni, drejtuesit dhe trajneri Erik Ten Hag janë mëse të lumtur që mundën ta transferonin në verën e kaluar nga Real Madrid.

Pas takimit me Bournemourth, tekniku holandez i Manchester United veçoi paraqitjen e Casemiros duke theksuar se brazilian ka një kontribut të jashtëzakonshëm në skuadër.

“Casemiro shënoi një gol brilant, vazhdon të na surprizojë çdo ditë.

Është një futbollist fantastik, në fakt e dinim që në fillim se ai është nga më të mirët kur vjen puna te organizimi, pozicionimi, interceptimet, duelet e fituara, lufta në fushë si dhe energjia që transmeton për shokët e skuadrës.

I shkëlqyer. Padyshim që ka përmbushur të gjitha pritshmëritë që kishim në fillimin e sezonit, nuk ka shumë lojtarë në atë pozicion që i përshtaten United dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër Casemiron.

Kontributi i tij në ekip është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat