Arteta në sulm, e kërkon Cancelo-n

Futboll

Arteta në sulm, e kërkon Cancelo-n

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:48
Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta tashmë është duke menduar për përforcimet e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

‘Topçinjtë’ bën një sezon të madh, megjithatë, në finish të këtij edicioni, ata humben garën për titull përball një skuadre të fuqishme siç është Manchester City, e cila dje edhe zyrtarisht fitojë titullin e kampionit në Premier League.

Arteta sipas medieve britanike, kërkon anësorin mbrojtës të Man Cityt, Joao Cancelo, i cili po luan në formë huazimi tek Bayern Munich.

Cancelo, i cili me 1 korrik, do të rikthehet në skuadrën e Pep Guardiolës, është synim i Artetës, i cili ka kërkuar në krerët e Arsenalit të nisin negociatat me Cityn për transferimin e mundshëm të portugezit në ‘Emiratës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat