Plas sherri mes ultrasve të skuadrës së shqiptarëve dhe policisë

Futboll

Plas sherri mes ultrasve të skuadrës së shqiptarëve dhe policisë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:00
Tifozët

Ndeshja mes Luzernës dhe St. Gallen në Zvicër është mbyllur në barazim 1:1, ku të dyja skuadrat kanë arritur të marrin nga një pikë.

Por nëse ndeshja u mbyll në paqe, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozerinë e të dyja skuadrave.

Në përfundim të ndeshjes, ato janë përfshirë në një sherr masiv. Tifozët e St. Gallen kanë qenë ata që kanë provuar gjithçka në kohën kur po largoheshin në drejtim të qytetit të tyre.

Në stacuionin e trenit, tifozët kanë ndezur flakadanë, tymuese si edhe kanë nisur të shkarravisin muret me bojëra të ndryshme.

Një reagim, ka pasur edhe nga tifozeria vendase që ka sulmuar kundërshtarët dhe janë përfshirë në një sherr masiv.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar tifozët, të cilët janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome, por kjo ka irrituar edhe më shumë tifozerinë që nuk i ka kursyer edhe sulmet ndaj policisë.

Në njoftimin zyrtar nga policia e Luzernës, është njoftuar se kanë mbetur 4 tifozë të plagosur si pasojë e mjeteve të përdorura.

I gjithë ky sherr masiv, ka zgjatur rreth 20 minuta.

Pjesë e skuadrës së Luzernës janë edhe futbollistët shqiptarë, si Ardon Jashari, Ismajl Beka e Denis Simani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat