Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

Futboll

Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:31
Stadiumi i Juves

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për Juventusin, duke qenë se bardhezinjtë do të marrin vesh fatet e sezonit.

Të hënën do të jepet vendimi për pikët që do t’i hiqen Juventusin për sa i përket parregullsive me plusvalencat.

Në Itali, janë të bindur se torinezëve do t’iu hiqen 12 pikë.

Ndryshe nga vendimi i parë kur hiqeshin 15 pikë, gjërat kanë ndryshuar dhe do të jenë 3 pikë më pak se herën e parë.

Megjithatë, kjo sasi pikësh do të lërë shumë të pakënaqur Juventusin pasi mbeten jashtë Championsit.

Bardhezinjtë shpresonin që Gjykata Federale t’i heqë maksimalisht 9 pikë duke qenë se mbetej në zonën Champions dhe në ndeshjet e ardhshme, do të kishte mundësi që të ngjitej sërish.

Me 12 pikët e hequra Juventusi do të përfundonte në vendin e 7 në kampionat me 57 pikë, 7 më pak se zona Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat