Rummenigge “parashikon” finalen e Champions

Futboll

Rummenigge “parashikon” finalen e Champions

Më: 21 maj 2023 Në ora: 15:03
Rummenigge

Pas kualifikimit të Inter dhe Manchester City për në finalen e madhe të UEFA Champions League, legjendat dhe ekspertët e futbollit kanë filluar të japin opinionet e para mbi rezultatin e finales së 10 qershorit.

Një koment mbi këtë ndeshje e ka bërë dhe “legjenda” e “zikaltërve” të Inter, ish-“bomberi”, Karl-Heinz Rummenigge, i cili sheh Interin e tij si favorit edhe pse Manchester City ka lojtarë të kualitetit të lartë.

“Manchester City padyshim fillon si favorit, por ky është një avantazh për Interin, i cili absolutisht nuk duhet të ndihet i mundur. Interi mund të lëndojë, dhe mund ta bëjë këtë në vetëm një ndeshje.

Unë nuk po them mrekulli, thjesht fitim. Ai është në gjendje ta bëjë atë”,- u shpreh ish-sulmuesi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat