Florentino Perez takim me Vinicius Jr, presidenti i klubit i siguron mbështetjen maksimale në luftën kundër raciszmit

Futboll

Florentino Perez takim me Vinicius Jr, presidenti i klubit i siguron mbështetjen maksimale në luftën kundër raciszmit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:30
Foto nga takimi

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, është takuar ditën e sotme në kompleksin sportiv të Valdebebas me Vinicius Jr, të cili i tregoi mbështetjen e tij të plotë pas incidenteve të fundit raciste që pësoi gjatë ndeshjes kundër Valencias.

Presidenti i Realit e gjeti brazilianin në gjendjen e tij më të keqe mendore që nga ardhja e tij në klub dhe shprehu gjithë dashurinë e tij në mënyrë që të ndihet i mbështetur në luftën kundër racizimit.

Për disa minuta, në një dhomë në kompleksin sportiv, Florentino Perez u interesua për gjendjen shpirtërore të lojtarit të tij dhe shpjegoi vendimet e marra nga klubi, të cilat i janë paraqitur Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit si një akuzë private pasi ka ngritur një ankesë kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit.

Siç thekson klubi në mediat e tij, Perez tregoi mbështetjen dhe dashurinë e tij për Vinicius dhe i premton atij se do të shkonte deri në fund përballë kësaj situate kaq të neveritshme urrejtjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat