E konfirmon Marotta

Futboll

E konfirmon Marotta

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:25
Marotta

“Frattesi dhe Scalvini janë shumë lojtarë interesantë. Ata ndiqen nga shumë klube, nuk do ta mohoj që edhe Interi i ka sytë tek ata, pastaj nga vizioni duhet të kalojmë në negociata, por për momentin jemi në një ndalesë.”

Kështu është shprehur Marotta, CEO i Interit ditën e djeshme, duke konfirmuar interesin për lojtarin e Sassuolos dhe Atalantas.

Fratesi kushton të paktën 40 milionë euro. Juventus po shtyn më shumë se të tjerët për Frattesin për momentin, pavarësisht pasigurisë për të ardhmen, ndërsa Roma përfiton nga zotërimi i 30% të rishitjes së një talenti të farkëtuar në zjarrin në Trigoria.

Megjithatë, për të dy klubet, shumë do të varet edhe nga situata që do të jenë apo jo në turnet evropiane.

Për Scalvini, ideja e Atalanta është ta mbajë atë për ta bvërë vlerën të rritet pak më shumë, ende nuk dihet se me çfarë shifre e vlerëson klubi nga Bergamo.

Detyrimi i blerjes nuk është zgjidhja më e lehtë për t’u zbatuar në këtë rast, por interesi i Interit është aq i fortë sa do të futet në diskutime së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat