Polemika

Futboll

Polemika

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:53
Ancelotti

Abuzimi racist ndaj Vinisius në ndeshjen Valencia-Real Madrid ka krijuar polemika të shumta dhe do të vazhdojë të jetë temë diskutimi edhe për shumë kohë.

Në konferencën para ndeshjes ndaj Vajekanos, trajneri Ançeloti ka folur me tone të larta.

Ai akuzon se pamjet e servirura nga sistemi VAR në ndeshjen me Valencian, janë manipuluar pasi sipas tij, Vinisius nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq.

Ancelotti është i bindur se sulmuesi brazilian është sulmuar pastaj është mbrojtur.

“Manipulimi i imazheve nga VAR është shumë serioze.

Nuk e di nëse janë pamjet që na u treguan ne, apo kanë harruar që të shfaqin të tjerat. Vinisius u sulmua nga portieri fillimisht dhe më pas nga Hugo Duro. Nëse ata të sulmojnë, ti do të mbrosh veten.

Unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë.

Shpresoj të ndodhë diçka.

Është moment i rëndësishëm për mua dhe është esenciale që Liga me Federatën të veprojnë”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat