Guardiola shpjegon se pse De Zerbi është një nga trajnerët më me ndikim në 20 vitet e fundit

Futboll

Guardiola shpjegon se pse De Zerbi është një nga trajnerët më me ndikim në 20 vitet e fundit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:49
Roberto De Zerbi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpjeguar se pse trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, është një nga trajnerët më me ndikim në 20 vitet e fundit, pasi udhëhoqi ‘Pulëbardhat’ drejt garave evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Kampioni i Premierligës, Manchester City, do të takohet me Brightonin të mërkurën dhe Guardiola ka thurur lavde për homologun e tij, që po bën punë fantastike.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich ka thënë se kishte pritur se emërimi i De Zerbit te Brightoni do të ishte shumë i mirë më kohën, por nuk e kishte menduar se do të arrinte kaq shumë në një kohë të shkurtër.

Duke folur para ndeshjes në Amex Stadium, Guardiola tha: “Urime për Brightonin, për këtë arritje të paimagjinueshme që çoi skuadrën drejt garave evropiane. Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më me ndikim në 20 vitet e fundit. Nuk ka një skuadër tjetër që luajnë në mënyrën si ata e zhvillojnë futbollin, është unike. Kisha ndjenjën që kur arriti ai se do të kishte ndikim të madh në Premierligë, por nuk e prisja që ai ta bëjë këtë në kohë kaq të shkurtër.”

Guardiola vazhdoi duke thënë se mënyra se si luajnë Brightoni nën urdhrat e De Zerbit ka qenë inspirim për të, që kur italiani arriti në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ata krijojnë 20 deri 25 shanse për ndeshje. E marrin topin nën kontroll në një mënyrë që nuk është parë që një kohë të gjatë. Secili lojtarë është i përfshirë, me portierin që luan edhe si mesfushor. Ata meritojnë çdo kompliment dhe sukses që kanë arritur. Është një nga ekipet që tentoj të mësoj nga ta, janë unikë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat