Çfarë po ngjan me Ajetin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Ajetin?

Më: 24 maj 2023 Në ora: 13:28
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti u transferua këtë sezon në Itali, duke u bërë pjesë e skuadrës së Pordenones e duke bërë një sezon shumë të mirë.

Në 32 ndeshje, Ajeti ka shënuar 6 gola duke e ndihmuar skuadrën për në “Play Off” që mund ta ngjisë në Serinë B.

Por, gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për klubin.

Pavarësisht këtij suksesi në Serinë C, Pordenone po përballet me një moment të vështira. Mediat italiane raportojnë se në drejtim të klubit ka mbërritur një kërkesë falimentimi për shkak të borxheve që klubi ka.

Vetë prokurori Rafaele Tito e ka pranuar diçka të tillë, duke zbuluar se bëhet fjalë për një shumë që arrin në 7.6 milionë euro, shumë të cilën klubi nuk mund ta garantojë as nëse ngjitet në Serinë B.

Tashmë, mbetet të shihet se si do të zgjidhet situata e këtij klubi, pasi në rast të kundërt do të falimentonte duke i dhënë një goditje futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat