Chelsea, 50 milionë euro për portierin e Interit

Futboll

Chelsea, 50 milionë euro për portierin e Interit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:04
Andre Onana

Klubi anglez, Chelsea është e interesuar për portierin e Interit, Andre Onana.

‘Blutë’ e Londrës pas një sezoni të ‘dështuar’ tashmë janë në ndërtim të një skuadre të denjë për edicionin e ardhshëm.

Sipas medieve italiane, Chelsea është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për ‘gardianin’ e Interit, Onana-n, të cilin londinezët duan të transferojnë gjatë kësaj verë.

Onana nga menaxheri i ardhshëm i Chelseas, Mauricio Pochettino, është prioritet i teknikut argjentinas. Pochettino thuhet se preferon atë para Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.

Onana po bën një sezon të madh me skuadrën e Simone Inzaghit, e cila më 10 qershor do të përballet me Manchester Cityn në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat