Baloteli fiton mijëra euro dëmshpërblim, marrin fund akuzat për përdhunim

Futboll

Baloteli fiton mijëra euro dëmshpërblim, marrin fund akuzat për përdhunim

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:53
Baloteli

I akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene, historia që përfshinte Mario Balotelin ka marrë fund.

Sulmuesi italian është shpallur i pafajshëm dhe pas hekurave ka përfunduar avokati që pretendonte të kishte përfitime të mëdha financiare.

Avokati nga Treviso, Roberto Imparato është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg teksa duhet që sulmuesit ti paguajë edhe shumën e 80 mijë eurove si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit.

Historia daton 5 vite më parë, kur avokati së bashku me një vajzë minorene, kishin inskenuar përdhunimin e kësaj të fundit. ai kishte kërkuar që minorenja të fliste me Balotelin, ndërkohë që avokati e shantazhonte sulmuesin duke kërkuar 100 mijë euro për të heshtur por fatmirësisht për Balotelin, gjërat janë zbardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat