Lukaku lë gjithçka të hapur me Interin

Futboll

Lukaku lë gjithçka të hapur me Interin

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:14
Lukaku

Romelu Lukaku nuk e ka vendosur ende se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Sulmuesi belg, në një intervistë në një dokumentar te “Prime”, ka pranuar se te Interi ndjehet mirë dhe se e dinte gjithmonë që nëse gjërat te Çelsi nuk do të shkonin ashtu siç duhej, kthimi te zikaltrit do i jepte shtysën e nevojshme.

“Jam ndjerë mirë te Çelsi në sezonin e kaluar, por e dija që nëse nuk do të shkonte mirë, kisha përsëri Interin.

Kur firmosa përsëri, e dija që vendi im ishte këtu. Unë e trajtoj këtë klub me shumë seriozitet. Dua të bëj më të mirën time.

Të mbështetesh nga të tjerët është gjëja më e mirë që mund të ekzistojë,.

E ardhmja këtu? Të shohim, unë i jetoj situatat ditë pas dite. Nuk e kam ndjerë veten në trysni, mbetet vetëm të merret një vendim. Kaq është e gjitha”, tha Lukaku gjatë intervistës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat