Haaland: Ndaj Interit luajmë në mënyrën tonë

Futboll

Haaland: Ndaj Interit luajmë në mënyrën tonë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:21
Haaland

Erling Haaland i mjaftoi vetëm një sezon në Angli për t’u kurorëzuar si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i Premier League, sulmuesi numëron 36 gola duke thyer edhe rekordin për më shumë gola gjatë një sezoni në kampionat.

Norvegjezi ka qenë një nga lojtarët vendimtarë për The Citizens në rrugën drejt trofeut të Premier League ndërsa është përzgjedhur edhe si “Futbollisti i Vitit”.

Në fjalën e tij, 22-vjeçari theksoi se nuk priste të bënte kaq mirë në sezonin e tij të parë në ishull, teksa shtoi se tashmë është i fokusuar në dy finalet e mbetura, fillimisht atë të Fa Cup ndaj Manchester United dhe më pas në Champions League ndaj Interit.

“Ishte një sezon i mirë për mua. Në fakt, nuk prisja një ecuri të tillë, kam bërë më mirë seç e kisha menduar.

Kam menduar vetëm për ndeshjen e radhës ashtu siç kërkon edhe Guardiola, pasi nuk më pëlqen të mendoj shumë për të shkuarën apo për të ardhmen. Është e paimagjinueshme ajo çfarë arritëm me Cityn pasi ishim për shumë kohë pas Arsenalit.

Në fund, titulli kishte një shije të mrekullueshme.

Tani kemi para edhe dy finale të tjera dhe duhet të mbetemi të fokusuar pavarësisht triumfit në Premier League.

Do të bëj gjithçka që të dalim me tituj nga finalet. Është ndjesi e mirë që jemi favoritë ndaj Interit sepse kjo do të thotë se kemi kualitete. Duhet të sulmojmë në mënyrën tonë, të luajmë në stilin tonë dhe në fund ta shohim kush fiton”, u shpreh Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat